Hanieh kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë
Ismail Hanie kreu i zyrës politike të Hamasit në një takim me Ahed Medalel kreu i lëvizjes Xhihadi Islamik Palestinez, shpresoi në lirimin sa më të shpejtë të të gjithë palestinezëve që mbahen të burgosur në burgjet e regjimit sionist.
Takimi mes Hanieh dhe Medalel u mbajt dje. Në këta takim Hanieh shprehu urime për lirimin e Tarek Medalel djali i kreut të Xhihadit Islamik dhe tha se Tarek Medalel për 14 vite ka qëndruar në burgjet e pushtuesit sionist, mirëpo ai tashmë është kthyer tek familja e tij si hero. Nga ana e tij Ahmed Medalel tha se rezistenca dhe qëndresa e të burgosurve palestinezë përballë kushteve të rënda të krijuara nga regjimi sionist është për tu vlerësuar. Një gjykatë izraelite në vitin 2004 ka dënuar të riun palestinez Tarek Medalel me 14 vjet heqje liri nën akuzën e lidhjes së tij me Xhihadin Islamik Palestinez. Në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur më shumë se 7 mijë palestinezë mes tyre 62 femra dhe 300 fëmijë.