Raketat jemenase vrasin dhe plagosin 97 ushtarë dhe mercenarë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67475-raketat_jemenase_vrasin_dhe_plagosin_97_ushtarë_dhe_mercenarë_sauditë
Burime ushtarake jemenase njoftuan se mbi 42 mercenarë sauditë u vranë dhe më shumë se 55 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi me raketa balistike në bazën ushtarake al-Khajami në provincën Taiz në jug të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2018 15:22 Europe/Tirane
  • Raketat jemenase vrasin dhe plagosin 97 ushtarë dhe mercenarë sauditë

Burime ushtarake jemenase njoftuan se mbi 42 mercenarë sauditë u vranë dhe më shumë se 55 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi me raketa balistike në bazën ushtarake al-Khajami në provincën Taiz në jug të Jemenit.

Një burim ushtarak jemenas, duke folur në kushte anonimiteti, i tha rrjetit televiziv al-Masirah të Jemenit se ushtarët jemenas dhe aleatët e tyre lëshuan një raketë Kaher 2-M në bazën al-Khajami të hënën pasdite. Edhe të dielën, raketa balistike me rreze të shkurtër e forcave jemenase goditi garnizonin ushtarak Goveh në provincën Naxhran, në jug të Arabisë Saudite duke shkaktuar dhjetëra të vrarë në radhët e forcave saudite. Që nga fillimi i vitit të ri, forcat jemenase kanë lëshuar 9 raketa balistike ndaj pozicioneve dhe bazave ushtarake saudite.