Hamasi: Vendimet e SHBA dhe Izraelit, kërcënim historik ndaj Palestinës
Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanijeh ka paralajmëruar kundër "vendimeve të nxituara" të SHBA dhe Izraelit lidhur me Jerusalemin, duke i quajtur ato si një kërcënim historik kundër Palestinës.
Sipas agjencise se lajmeve IRNA, në një fjalim të së martës, Hanijeh e përshkroi njohjen e Jerusalemit Lindor si kryeqytet të Izraelit nga ana e Presidentit të SHBA, Donald Trump, si "fillimi i fundit të Izraelit". Ai tha se në të gjithë rajonin po zhvillohen përpjekje serioze bazuar në dy strategji kryesore, duke përfshirë mosnjohjen e Izraelit dhe mbështetjen e lëvizjes së rezistencës. Nëse i gjithë bota e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, një masë e tillë "e kotë" nuk do të krijojë asnjë angazhim për kombin palestinez, tha shefi i Hamasit. Deklaratat e tij erdhën mes valës së vazhdueshme të protestave dhe grevave të përgjithshme në territoret palestineze në shenjë proteste ndaj vizitës së Zëvendëspresidentit të SHBA, Mike Pence në Jerusalem. Autoriteti Autonom Palestinez deklaroi se do të kundërshtojë të gjitha bisedimet e ashtuquajtura të paqes, të sponsorizuara nga SHBA, derisa Uashingtoni të anulojë vendimin e tij mbi Jerusalemin.