5,000 kurdë të Sirisë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre
(last modified Wed, 24 Jan 2018 07:12:20 GMT )
Janar 24, 2018 08:12 Europe/Tirane
  • 5,000 kurdë të Sirisë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre

Në një raport të OKB thuhet  se rreth 5,000 kurdë të Sirisë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre në veri të vendit, për të shpëtuar nga vdekja.

 Operacioni ushtarak turk në zonën siriane Afrin ka ndikuar në zhvendosjen e rreth 5,000 kurdëve bën të ditur raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  Ushtria turke filloi sulmet të shtunën kundër militantëve kurdë të "Unitetit të mbrojtjes popullore", ku përveç bombardimeve ka dërguar edhe trupa në zonën e kontrolluar nga kurdët.  Turqia pretendon se qëllimi i operacionit në qytetin e Afrin është të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të përbashkët me Sirinë. Turqia ka njoftuar planet për të eliminuar grupet terroriste në rajon dhe për të mbrojtur popullin sirian.

 

Tags