KS i OKB mban takim kushtuar Palestinës
Zv/ministri i jashtëm i Palestinës njoftoi për organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm të KS të OKB lidhur me çështjen palestineze.
Tisir Jaradat vuri në dukje se ky takim mbahet me kërkesë të palës palestineze. Ditën e mërkurë Riad Mansur përfaqësuesi i Palestinës në OKB ka thënë: Takimi i KS i OKB mbahet për të rikujtuar detyrat dhe përgjegjësitë e këshillit lidhur me rezolutat e OKB mbi Palestinën. Më 21 dhjetor AP e OKB nxori një rezolutë në mbështetje të Kodsit e cila u miratua me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. KS i OKB ditën e premte do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për të analizuar vendimin e Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.