Lëshohen dy raketa në drejtim të bazave të mercenarëve sauditë
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit në drejtim të bazave të mercenarëve Sauditë, kanë lëshuar 2 raketa.
Bazat e mercenarëve sauditë në zonën 9 të kryeqytetit Sana janë goditur nga ushtria e Jemenit me 2 raketa balistike, njofton agjencia Mehr e lajmeve. Gjithashtu dje forcat e Jemenit kanë lëshuar raketa balistike kundër rajonit Harib Geramish në provincën Maareb ku kanë rrëzuar një avion të regjimit saudit. Edhe më 7 dhe 8 janar forcat jemenase kanë arritur të rrëzojnë 2 avionë luftarakë të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.