OKB të ndalojë agresionin izraelit në kufirin libanez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67729-okb_të_ndalojë_agresionin_izraelit_në_kufirin_libanez
Presidenti i Libanit gjatë një takimi me zv/sekretarin e përgjithshëm të OKB-së theksoi se OKB-ja duhet të parandalojë vazhdimin e agresioneve të Izraelit në kufirin libanez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2018 18:24 Europe/Tirane
  • OKB të ndalojë agresionin izraelit në kufirin libanez

Presidenti i Libanit gjatë një takimi me zv/sekretarin e përgjithshëm të OKB-së theksoi se OKB-ja duhet të parandalojë vazhdimin e agresioneve të Izraelit në kufirin libanez.

Presidenti libanez Mishel Aun u takua me zv/sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Miroslav Jenka, njofton agjencia e lajmeve Mehr. Gjatë këtij takimi, presidenti libanez theksoi se Libani llogarit në rolin e Kombeve të Bashkuara në parandalimin e regjimit sionist nga ndërtimi i një muri prej betoni në kufirin jugor të Libanit. Ai shtoi se ndërtimi i një muri prej betoni në kufijtë jugorë të Libanit do të krijojë pasiguri dhe paqëndrueshmëri në Libanin jugor. Presidenti libanez tha se agresionet izraelite vazhdojnë dhe regjimi sionist ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit me numër 1701. Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB ka thënë se OKB është e interesuar për paqe dhe stabilitet në jug të Libanit.