Publikimi i imazheve të Valid bin Talal në hotelin Ritz Carlton
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67751-publikimi_i_imazheve_të_valid_bin_talal_në_hotelin_ritz_carlton
Fotografitë e para të publikuara të Valid bin Talal tregojnë për ndryshimet e tij dhe torturat që i janë bërë këtij princi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2018 09:03 Europe/Tirane
  • Publikimi i imazheve të Valid bin Talal në hotelin Ritz Carlton

Fotografitë e para të publikuara të Valid bin Talal tregojnë për ndryshimet e tij dhe torturat që i janë bërë këtij princi.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, janë publikuar për herë të parë fotografitë e Valid bin Talal që nga arrestimi i tij në nëntor të vitit të kaluar. Sipas këtij raporti, ky princ saudit i cili në tetor të vitit të kaluar ka dhënë një intervistë televizive, është dukur se është dobësuar shumë. Vlen të theksohet se princi miliarder saudit Valid bin Talal në një intervistë me Reuters, ka thënë se ai vazhdon të deklarojë pafajësinë e tij nga akuzat për korrupsion. Ai më tej ka thënë se vazhdon edhe më tej të parashikoj se zotëron pronësinë e plotë të kompanisë së tij. Valid bin Talal po ashtu në deklaratat e tij ka thënë se lajmet në lidhje me keqtrajtimin e tij janë plotësisht të pavërteta. Ai ka thënë se parashikon që shumë shpejtë do të lirohet nga akuzat me të cilat po ngarkohet.