Dialogu kombëtar në Siri, temë kryesore e bisedimeve Teheran-Damask
Në prag të organizimit të Kongresit për Dialog Kombëtar në Siri i cili pritet të zhvillohet më 29 dhe 30 janar në Soçi të Rusisë, Husejn Xhabari Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Jashtme të Iranit dhe negociator i lartë i Republikës Islamike të Iranit në procesin e negociatave të Astanasë për krizën në Siri, të shtunën në Damask ka zhvilluar takim dhe ka biseduar me Bashar Asad, presidentin e Sirisë dhe me funksionarët e tjerë të lartë të këtij vendi.
Kongresi i Soçit ka rëndësi të madhe nga dy aspekte. Së pari tregon arritjen e një progresi të konsiderueshëm dhe konkret për zgjidhjen e krizës në Siri dhe së dyti, kjo lëvizje bëhet në rrugën e bashkëpunimeve multilaterale në nivel ndërkombëtare për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme në Siri në kuadër të ruajtjes së tërësisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar të këtij vendi. Aktualisht me gjithë veprimet dhe sabotimet e Amerikës, procesi i negociatave të Astanasë po shënon progres dhe takimi në qytetin Soçi të Rusisë ka arritur të krijojë rrethanat për zhvillimin e negociatave të qeverisë së Sirisë me opozitarët sirianë. Kjo është një ngjarje e madhe për rajonin dhe gjithashtu në nivelin ndërkombëtar. Është e natyrshme që pozita e mbështetësve të ISIS dhe e palëve të cilat kanë llogaritur në ndryshimet gjeopolitike të rajonit me krijimin e grupit terrorist ISIS, është plotësisht e ndarë nga ky proces. Kjo është për arsye se trekëndëshi Amerikë, Arabi Saudite dhe Izrael me krijimin e ISIS, kishin planifikuar ndryshme të ardhmen e rajonit të Lindjes së Mesme. Qëllimi i Amerikës, Izraelit dhe Arabisë Saudite me krijimin e ISIS, ishte ndarja e re territoriale në gjeografinë e Irakut dhe Sirisë dhe heqjen e Boshtit të Rezistencës nga planet politike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme. Sergei Baverin, ish-zv/kryetari i Dumas së Rusisë dhe ekspert i lartë i çështjeve ndërkombëtare, në lidhje me këtë thotë: “Kjo që sot terroristët po humbin më shumë pozicione në Siri, është rezultat i përpjekjeve të Moskës, Teheranit dhe deri diku edhe Ankarasë”. Muhamed Sadek Kushki, ekspert i çështjeve të Azisë Perëndimore, gjithashtu vuri në dukje marrëveshjet e arritur në takimin e Astanasë të Kazakistanit dhe krijimin e rrethanave për zhvillimin e dialogut mes palëve siriane për formimin e të ardhmes politike të Sirisë dhe theksoi: “Zhvillimi i bisedimeve të Astanasë në periudha të ndryshme deri më tani është bërë shkak për daljen nga monopoli i negociatave të Gjenevës dhe formimin e një procesi të negociatave më vendore në nivel të rajonit”. Ky ekspert i çështjeve të rajonit të Azisë Perëndimore beson se: “Rezultati më i rëndësishëm i bisedimeve të ndara në raunde në Astana, është autoktonizimi i krizës, dalja e elementëve ndërhyrëse perëndimore dhe largimi i forcave servile nga kriza e Sirisë të cilat më parë kishin krijuar rrethanat për shtimin e tensioneve në Damask”. Potenciali i kongresit të Soçit aktualisht është në atë mënyrë që mund të shndërrohet në rrugën e vetme për zgjidhjen e krizës së Sirisë në atë mënyrë që zgjidhja e krizës të mos ketë nevojë për veprime të dhunshme dhe ndërhyrje të fuqive ndërkombëtare.