Vriten 10 dhe plagosen 100 të tjerë në qytetin Aden
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67885-vriten_10_dhe_plagosen_100_të_tjerë_në_qytetin_aden
Në përleshjet mes forcave të Arabisë Saudite dhe EBA me forcat e ushtrisë së Jemenit në qytetin Aden, 10 persona kanë mbetur të vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2018 04:44 Europe/Tirane
  • Vriten 10 dhe plagosen 100 të tjerë në qytetin Aden

Në përleshjet mes forcave të Arabisë Saudite dhe EBA me forcat e ushtrisë së Jemenit në qytetin Aden, 10 persona kanë mbetur të vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur.

Burime nga agjencia Reuters njoftoi se në qytetin Aden vazhdojnë akoma luftimet mes forcave të ushtrisë së Jemenit dhe forcave agresore vazhdojnë akoma. Madram Abu Siraj, zëdhënës shefi i zyrës politike të lëvizjes revolucionare të Jemenit ka thënë se faktor i krizës në qytetin Aden është EBA. Ai në një intervistë për kanalin Mejadin të lajmeve, kërkoi nga OKB dhe KS i OKB që të marrin masat për të shpëtuar banorët e këtij qytetit dhe rajoneve të tjera të Jemenit nga ambiciet pushtuese dhe hegjemoniste të Arabisë Saudite dhe EBA dhe shtoi se Abu Dhabi po mundohet t’i imponojë popullit jemenas z. Tarek Afash si kryetar shteti. Më herët këshilli i tranzicionit në jug të Jemenit i ka dhënë presidentit Abdarabuh Mansur Hadi 1 javë afat kohë për të shpërbërë qeverinë e kryeministrit Ahmed Bin Daghar. Ky ultimatum përfundoi ditën e dielë. Këshilli i tranzicionit në jug të Jemenit është krijuar me mbështetjen e EBA në maj të vitit 2017 dhe ai ka për qëllim ndarjen e veriut me jugun e jemeni. Krijimi i një qeveria paralele nga EBA në jug të Jemenit ndërkohë që Arabia Saudite mbështet qeverinë e dorëhequr të Abdarabuh Mansur Hadit mund të krijojë probleme dhe konflikte të drejtpërdrejta mes Riadit dhe Abu Dhabit.