Forcat jemenase bombardojnë pozicionet e mercenarëve sauditë në Sana
Njësitë e artilerisë së forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë bombarduar pozicionet e mercenarëve sauditë në rajonin Nehem në provincën Sana.
Agjencia e lajmeve Saba e Jemenit ka njoftuar se gjatë bombardimeve të pozicioneve të forcave mercenare të Arabisë Saudite në rajonin Nehem në provincën Sana, janë vrarë disa mercenarë sauditë dhe disa të tjerë janë plagosur. Ndërkohë në qytetin kufitar Naxhran, gjithashtu njësitë e artilerisë së forcave jemenase kanë bombarduar pozicionet e forcave mercenare saudite. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore jemenase të dielën në mbrëmje kanë sulmuar gjithashtu edhe disa baza të tjera të forcave ushtarake të Arabisë Saudite në provincën Asir në jug të këtij vendi. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës që nga marsi i vitit 2015, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe njëkohësisht me këtë ka vendosur një bllokadë të hekurt kundër këtij vendi. Si pasojë e këtij agresioni ushtarak, janë vrarë dhe plagosur me mijëra persona si dhe janë shpërngulur me qindra mijëra qytetarë jemenas. Në kundërpërgjigje të këtij agresioni, forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar dhe vazhdojnë t'i sulmojnë forcat saudite edhe në territorin e Arabisë Saudite.