Koloni sionist shtyp me makinë një fëmijë palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67967-koloni_sionist_shtyp_me_makinë_një_fëmijë_palestinez
Një kolon sionist në qytetin Khalil ka shtypur me makinë një fëmijë palestinez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 30, 2018 05:37 Europe/Tirane
  • Koloni sionist shtyp me makinë një fëmijë palestinez

Një kolon sionist në qytetin Khalil ka shtypur me makinë një fëmijë palestinez.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Maa e lajmeve sipas të cilës fëmija 5-vjecar palestinez që quhet Alali Abu Miale është shtypur me makinë nga një sionist dhe është dërguar në spital. Ndërsa dje kolonët sionistë kanë mbyllur rrugët në jug të qytetit Nablus dhe kanë shkatërruar disa qendra tregtare të palestinezëve. Ditën e hënë 100 kolonë sionistë në mënyrë provokuese janë futur në hollin e xhamisë Al Aksa nga porta perëndimore e kësaj xhamie. Që nga 6 janarit kur presidenti amerikan shpalli Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist, në Palestinë organizohen protesta kundër këtij vendimi që në shumë raste forcat e regjimit sionist ndaj palestinezëve kanë përdorur forcë dhe dhunë duke vrarë, plagosur dhe arrestuar shumë palestinezë.