Palestinezët hedhin vezë në drejtim të delegacionit amerikan
Dhjetëra aktivistë palestinezë u mblodhën para Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në provincën Betlehem, në jugperëndim të BPLJ, për të hedhur këpucë dhe vezë në shenjë proteste ndaj pranisë së delegacionit amerikan në këtë dhomë.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, palestinezët duke u tubuar përballë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së provincës Betlehem, kanë thirrur parulla kundër delegacionit amerikan dhe presidentit të SHBA. Aktivistët palestinezë kanë theksuar se delegacioni dhe personalitetet amerikane duhet të sanksionohen pas vendimit të fundit të Donald Trump për njohjen e Kudsit qi kryeqytet të regjimit sionist. Aktivistët palestinezë u përleshën me amerikanët, pasi ata u larguan nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Bethlehemit. Vlen të theksohet se më 6 dhjetor, Trump e njohu Kudsin si kryeqytetin e Izraelit dhe urdhëroi Departamentin Amerikan të Shtetit të siguronte aranzhimet për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Ky veprim i Trump ka shkaktuar një valë reagimesh negative në botë. Pas veprimeve të Trump-it, në rajone të ndryshme palestineze janë organizuar protesta në mbështetje të Kudsit, të cilat u shtypën me forcë nga ushtarët sionistë.