Lufta kundër korrupsionit sipas stilit të Muhamed bin Selman
(last modified Wed, 31 Jan 2018 09:21:37 GMT )
Janar 31, 2018 10:21 Europe/Tirane
  • Lufta kundër korrupsionit sipas stilit të Muhamed bin Selman

Komiteti për luftë kundër korrupsionit në Arabinë Saudite i cili u themelua në vitin e kaluar dhe udhëheqja e tij iu dorëzua Muhamed bin Selman, princit të kurorës mbretërore të Arabisë Saudite, punën e tij e filloi me arrestimin e 381 princave, biznesmenëve dhe tregtarëve të këtij vendi dhe aktualisht pas tre muajve, duket se programi i tij u mbyll me lirimin e disa personave të arrestuar dhe me dërgimin e disa të tjerëve në gjykatë.

Saud Al-Muaxhab, prokurori i Arabisë Saudite, ka deklaruar se nga personat e arrestuar është marrë një shumë e kapitalit rreth 106 miliardë dollarë duke përfshirë aksione, prona të tundshme dhe të patundshme dhe para kesh, ndërsa 56 persona të arrestuar të cilët nuk kanë pranuar bëjnë llogarinë dhe qërojnë hesapet, janë dërguar në gjykatën penale. Ky veprim i princit të kurorës së Arabisë Saudite është bërë në kuadër të programit të tij për zbatimin e reformave i cili synon të tregojë një perspektivë të re të vendit të tij. Në bazë të asaj që kanë raportuar mediat dhe asaj çfarë thonë analistët e çështjeve të Arabisë Saudite, veprimet e Muhamed bin Selman në luftën kundër korrupsionit i ka pëlqyer qytetarëve të këtij vendi, sepse lufta kundër korrupsionit në vete është dëshirë e çdo qytetari, sidomos e qytetarëve të Arabisë Saudite të cilët kanë vuajtur përgjatë shumëve viteve nga veprimet krye në vete të princave të këtij vendi dhe të personave të afërt me familjen mbretërore për të përfituar pasuri të pakufishme. Premtimi i pushtetarëve sauditë për të ndarë një pjesë të konsiderueshme të parave të marra në "të korruptuarit" për ngritjen e nivelit të mirëqenies publike, ka shtuar mirëpritjen e qytetarëve ndaj këtij veprimi relativisht të dobishëm. Qytetarët e Arabisë Saudite këtë veprim edhe pse sipërfaqësor dhe të përkohshëm, e konsiderojnë veprim efikas për kthimin e pasurisë publike nga kthetrat e personave të cilët kanë arritur të fitojnë pasuri legjendare vetëm për arsye se janë të lidhur me familjen mbretërore ose për shkak të afërsisë së tyre me familjen Al Saud. Ky veprim sipërfaqësisht reformator i Muhamed bin Selman ashtu si veprimet e tjera reformatore të tij, nuk kanë kushtet e duhura për vazhdimësi dhe sukses. Dhënia e disa lirive për femrat në Arabinë Saudite është shembull i mirë në këtë drejtim. Dhënia e të drejtës për ngasjen e makinave, të drejtës për udhëtim pa përcjellë-përgjegjës, e drejta për të hyrë në stadiumet sportive etj., janë pjesë e lirive, mirëpo a ekziston garanci ekzekutive e nevojshme në shtetin e Arabisë Saudite për gëzimin e këtyre të drejtave? Me fjalë të tjera, struktura e këtij vendi dhe ligjet ekzistuese a lejojnë femrat t'i gëzojnë këto të drejta dhe në rast të nevojës a do të gëzojnë mbështetje femrat në këtë vend? Lufta kundër korrupsionit ndjek pikërisht këtë çështje! Qeveria saudite dhe Muhamed bin Selman pretenduan të luftojnë korrupsionin në kohën kur shumë raporte të publikuar, tregojnë se Muhamed bin Selman ka blerë një pallat luksoz në Francë dhe një pikturë të vjetër artistike me vlerë 350 milionë dollarë ose që flasin për dollarët e falur për Donald Trump për të siguruar mbështetjen e Amerikës! Veprime të tilla në realitet tregojnë mungesën e kushteve për zbatimin e drejtësisë në Arabinë Saudite. Kjo është për arsye se në rast se duhej të zbatohej drejtësia, ajo duhej të fillonte nga vet familja e Muhamed bin Selman. Lufta kundër korrupsionit mund të besohet vetëm në kohën kur zbatuesi i saj pa kurrfarë përjashtimi mes individëve, të fillojë kurimin rrënjësor të kësaj sëmundje shoqërore. Mirëpo ajo çfarë ndodhi në Arabinë Saudite, ishte vetëm arrestimi i një numri të madh të personave të pasur që u bë me mbështetjen e Amerikës, sepse qeveria saudite nuk kishte forcën të arrestonte as këta persona. Nga ana tjetër, qeveria e Arabisë Saudite ka deklaruar se në kuadër të perspektives të ardhshme të këtij vendi, dëshiron të reduktojë varësinë në prodhimin dhe eksportimin e naftës. Ky qëllim mund të realizohet vetëm duke mbështetur investimet e brendshme dhe duke krijuar kushtet e përshtatshme për investim të jashtëm. Arrestimi i personave të pasur si në këtë rast, jo vetëm nuk ndihmon fare këtë perspektiv, por ka vendosur në rrezik edhe atmosferën e tregut të punës në Arabinë Saudite dhe krijon shqetësime për hyrjen e investitorëve të huaj në këtë vend. Aktualisht biznesmenët dhe kapitalistët kanë ardhur në këtë përfundim se në çdo çast ekziston mundësia që qeveria e Arabisë Saudite me pretekste ose pa pretekste, të marrë masa për arrestimin e tyre dhe konfiskimin e kapitalit të tyre dhe kjo nuk ajo çfarë dëshirojnë investitorët. Siç duket gjatë dy viteve të sundimit të mbretit Selman dhe të djalit të tij mbi Arabinë Saudite, vendimmarrjet e këtij vendi në sfera të ndryshme politike dhe ekonomike në nivel të brendshëm dhe të jashtëm nga njëra anë janë marrë me shqyrtimin më të vogël nga ekspertët përkatëse dhe nga ana tjetër, edhe pas shfaqjes së pasojave negative dhe të dëmeve të konsiderueshme, është vërejtur një kokëfortësi dhe arrogancë e madhe te sunduesit saudit për vazhdimin e këtyre veprimeve. Veprimet e këtij vendi në lidhje me trajtimin e kryeministrit të Libanit ose për fillimin e agresionit ushtarak kundër popullit të pambrojtur të Jemenit, janë vetëm dy shembuj të qartë të këtij lloji të të menduarit të mbretit dhe princit të kurorës së Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se dhënia fund ose mbyllja e dosjes së të arrestuarve në hotelin Ritz-Carlton, mund të duket si një vendim i papritur. Ndoshta mendohej se qeveria e Arabisë Saudite do ta mbante akoma të hapur këtë dosje dhe do ta zgjerojë atë duke përfshirë edhe persona të tjerë të korruptuar! Siç duket Muhamed bin Selman i cili aktualisht po përballet me shumë kritika nga opinioni publik botëror, nuk pret që në lidhje me personat e arrestuar në hotelin Ritz-Carlton të qortohet edhe në Evropë dhe Amerikë. Edhe pse pjesa më e madhe e kritikave të institucioneve dhe organizatave të pavarura dhe të të drejtave të njeriut në Evropë dhe Amerikë i janë drejtuar veprimeve të Arabisë Saudite në lidhje me vazhdimin e luftës kundër popullit të varfër të Jemenit e cila deri më tani ka shkaktuar vrasjen e mijëra civilëve. Qysh tani qytetarët dhe grupet e të drejtave të njeriut sidomos në Evropë duke organizuar fushata të ndryshme, përveç se e quajnë "kriminel" Muhamed bin Selmanin, kanë kërkuar nga qeveritë e shteteve të tyre që të mos lejojnë hyrjen e princit të kurorës së Arabisë Saudite në ato vende.

Tags