Xhebran Basil: Libani do të vetëmbrohet përballë çdo agresioni të Izraeli
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68117-xhebran_basil_libani_do_të_vetëmbrohet_përballë_çdo_agresioni_të_izraeli
Ministri i jashtëm i Libanit duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministrit të luftës së regjimit sionist ka deklaruar se Libanit do të vetëmbrohet përballë çdo agresioni të regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 01, 2018 06:29 Europe/Tirane
  • Xhebran Basil: Libani do të vetëmbrohet përballë çdo agresioni të Izraeli

Ministri i jashtëm i Libanit duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministrit të luftës së regjimit sionist ka deklaruar se Libanit do të vetëmbrohet përballë çdo agresioni të regjimit sionist.

Regjimi sionist në një letër dërguar zyrës së sekretarit të përgjithshëm të OKB ka pretenduar se zona 9 naftore e Libanit zotërohet nga Izraeli dhe Libani nuk ka të drejtë të kryejë shpime për naftë në këtë zonë apo ta japë atë me koncesion për kompanitë e huaja. Përvec ministrit të jashtëm të Libanit dhe lëvizja e rezistencës libaneze Hezbullah është zotuar të mbrojë të drejtat e vendit në eksplorimin e naftës dhe gazit në rajonin lindor të Mesdheut kundër çdo agresioni të ri izraelit.  Në përgjigje të deklaratave të bëra nga Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman, i cili të mërkurën paralajmëroi kompanitë e naftës që të mos angazhohen në aktivitete eksploruese me Libanin, Hezbullah tha se do të bënte çmos për të mbrojtur të drejtat e naftës dhe të gazit të Libanit kundër çdo kërcënimi izraelit. Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Liberman tha në një konferencë të sigurisë në Izrael se kompanitë gjigante ndërkombëtare të energjisë që kanë ofruar oferta për një tender libanez për aktivitetet në det të hapur në pellgun e Levantit, ishin "duke bërë një gabim të rëndë". Hezbullah theksoi  se komentet e Liberman ishin "një agresion i ri", duke paralajmëruar se lëvizja Hezbullah "do të përballojë me vendosmëri çdo sulm ndaj të drejtave libaneze të naftës dhe gazit". Gjithashtu, zyrtarët e tjerë libanezë reaguan ndaj kërcënimeve të Liberman, dhe kryeministri libanez Sa'ad al-Hariri tha se deklaratat e bëra nga Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ishin një nga disa "mesazhe kërcënuese" që Libani ka marrë nga Izraeli në ditët e fundit.