SHBA shpall terrorist liderin e Hamasit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68147-shba_shpall_terrorist_liderin_e_hamasit
Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka shpallur terrorist, Ismail Hanijeh, liderin e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas).
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 01, 2018 13:44 Europe/Tirane
  • SHBA shpall terrorist liderin e Hamasit

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka shpallur terrorist, Ismail Hanijeh, liderin e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas).

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se në deklaratën e këtij departamenti thuhet se Hanijeh, së bashku me dy grupe të tjera islamike që janë aktive në Egjipt dhe një tjetër në territorin e Autoritetit Palestinez, janë listuar si terroristë globalë. Në këtë deklaratë është cituar sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson duke thënë se emërimet “kanë cak grupet terroriste dhe liderët”. Tillerson ka pretenduar se këto grupe financohen nga Irani konsiderohen kërcënuese për stabilitetin në Lindjen e Mesme, shkatërruese të procesit të paqes dhe gjithashtu konsiderohen kërcënim për aleatët amerikanë Egjiptin dhe Izraelin. Ndërkohë në Gaza, zyrtari i Hamasit, Abu Zuhri i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters: “Ne kundërshtojmë dhe dënojmë vendimin e DASH dhe e shohim atë si reflektim të dominimit të bandës së zoistëve në vendimin e amerikanëve. Vendimi është i pavlerë". Hamas, që dominon Rripin e Gazës, është shpallur grup terrorist nga SHBA-ja dhe disa shtete Perëndimore.