Gaza proteston kundër regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68181-gaza_proteston_kundër_regjimit_sionist
Me qindra palestinezë, banues në rripin e Gazës, janë ngritur në protesta kundër sanksioneve që regjimi sionist ka vendosur kundër rripit të Gazës. Pjesëmarrësit në këto protesta gjithashtu kanë kërkuar realizimin e pajtimit kombëtar të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2018 05:04 Europe/Tirane
  • Gaza proteston kundër regjimit sionist

Me qindra palestinezë, banues në rripin e Gazës, janë ngritur në protesta kundër sanksioneve që regjimi sionist ka vendosur kundër rripit të Gazës. Pjesëmarrësit në këto protesta gjithashtu kanë kërkuar realizimin e pajtimit kombëtar të Palestinës.

Protesta në Gaza është përqendruar në kampin e të shpërngulurve palestinezë Xhabelia. Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrime për mbështetjen e unitetit kombëtar, dhënien fund të ndasive dhe në mbështetje të pajtimit kombëtar të palestinezëve. Situata e energjisë elektrike në Gaza është e papërshtatshme dhe spitalet nuk kanë energji të mjaftueshme, pajisje mjekësore dhe medikamente duke shkaktuar probleme në kurimin e pacientëve të sëmurë. Palestinezët banues në Gaza kërkojnë plotësimin e kushteve minimale për jetesë si drita, ujë dhe punë si dhe kërkojnë hapjen e pikave kufitare për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Regjimi sionist ka vendosur bllokadë totale ndaj rripit të Gazës që prej vitit 2006, menjëherë pas fitores së Hamasit në zgjedhjet parlamentare në Palestinë.