Vritet kreu i terroristëve të Ahrar al-Sham në Siri
"Osamah Kharrita", i njohur si "Abu Zayed al-Askari", kreu i grupit terrorist "Ahrar al-Sham", u vra në një zonë të provincës Idlib.
Sipas IRNA, mediat pranë terroristëve në Siri thanë të shtunën se kreu i grupit terrorist Ahrar al-Sham në provincën Idlib është qëlluar për vdekje nga njerëz të panjohur. Që nga pushtimi i qytetit dhe krahinës së Idlibit në Sirinë veriperëndimore nga terroristët takfirist, dy vendbanimet shiite "Foaha" dhe "Katherya", të lokalizuara 10 kilometra në veri të qytetit të Idlibit, më 28 mars 2015, janë bllokouar plotësisht nga terroristët e Ahrar al-Sham dhe që atëherë, janë bërë objekt i sulmeve terroriste. Historia thotë se 14,000 terroristë të mbledhur dhe të trajnuar në Turqi, pushtuan krahinën e Idlibit në Siri. Rreth shtatë vjet më parë, Siria u përfshi në luftë me grupet terroriste - takfiriste të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të rajonit. Përkundër mbështetjes amerikane, regjimit sionist dhe Arabisë Saudite ndaj grupeve terroriste në Siri, Irani, Rusia dhe luftëtarët e Hezbullahut, kanë mbështetur popullin dhe qeverinë e Damaskut përballë këtij komploti dhe në muajt e fundit shumica e territoreve të pushtuara siriane janë çliruar nga prania e terroristëve.