Mokteda Sadr thekson unitetin e Irakut nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje
Mokteda Sadr, lideri i lëvizjes Sadr të Irakut deklaroi se të gjitha grupet politike dhe shtresat qytetare të Irakut nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje, duhet të ecin në rrugën e unitetit të vendit dhe të mos lejojnë ardhjen në pushtet të njerëzve të korruptuar.
Zgjedhjet parlamentare të Irakut do të zhvillohen më 12 maj të vitit 2018. 27 koalicione elektorale që përfshinë 143 parti politike së bashku me partitë dhe personalitetet e pavarura do të konkurrojnë mes vete në këto zgjedhje parlamentare në Irak. Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Mokteda Sadr, lideri i lëvizjes Sadr të Irakut, ka thënë se bojkotimi i zgjedhjeve kurrë nuk do të bëhet shkak për anulimin e zgjedhjeve, por vetëm krijon mundësitë për kthimin e njerëzve të korruptuar në krye të institucioneve shtetërore. Prandaj qytetarët e të gjitha shtresave të shoqërisë së Irakut duhet të marrin pjesë në nivel të gjerë në zgjedhjeve në mënyrë që Iraku të jetë i unifikuar, pa ISIS, pa element ekstremist e radikal dhe pa element të ish-regjimit Ba'th dhe në këtë vend të sundojë drejtësia dhe e vërteta.