Shkatërrimi i një shkolle palestineze nga sionistët
Buldozerët e regjimit sionistë këtë mëngjes (e diel), kanë shkatërruar shkollën e vetme Abu Al-Navar në Kodsin lindor.
Zyrtarë ushtarakë sionistë pohojnë se shkolla është bërë pa leje, ndërsa zyrtarët e shkollës thonë se licenca është lëshuar më herët, transmeton rrjeti televiziv Al Manar. Regjimi sionist gjithmonë është munduar për të dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre për të zgjeruar vendbanimet cifute në mënyra të ndryshme. Duke ndërtuar dhe zgjeruar vendbanimet në territoret palestineze, regjimi izraelit synon të ndryshojë përbërjen demografike të territoreve palestineze në favor të sionistëve. Më 23 dhjetor 2016, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje Tel Avivit t'i japë fund zgjerimit të vendbanimeve çifute në territoret e pushtuara të Palestinës.