Vendimi i Arabisë Saudite për të paguar taksën 5% për haxhin
(last modified Mon, 05 Feb 2018 14:45:42 GMT )
Shkurt 05, 2018 15:45 Europe/Tirane
  • Vendimi i Arabisë Saudite për të paguar taksën 5% për haxhin

Në vitin 2018, Arabia Saudite do të marrë tatim prej 5% nga pelegrinët që vizitojnë vendin e shenjtë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, qeveria e Arabisë Saudite, në njoftimin e kuotave të reja nga Ministria e haxhit, përveç se ka njoftuar për kushtet e reja, ajo gjithashtu ka bërë të ditur se pelegrinët në vitin 2018 do të paguajnë 5 % taksë. Kjo taksë do t'u imponohet pelegrinëve në këmbim të transportit, akomodimit dhe shërbimeve. Rritja e madhe e shpenzimeve ushtarake dhe e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Arabisë Saudite në vendet fqinje dhe rajon dhe deficiti buxhetor, ka detyruar regjimin saudit për të rritur normat e transportuesve të energjisë, taksave dhe çmimeve të mallrave. Zyrtarët sauditë, nga 4 nëntori 2017 kanë arrestuar disa princa dhe tregtarë të shquar nën akuzat për korrupsion, duke synuar grabitjen e 100 miliardë dollarëve nga këta të akuzuar, për të kompensuar deficitin buxhetor të qeverisë.

 

Tags