Arikat i drejtohet Haley: Ik shporru!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68529-arikat_i_drejtohet_haley_ik_shporru!
Pas një deklarate të ambasadores së SHBA në OKB rreth kreut të AAP, një zyrtar i lartë i Palestinës i drejtohet asaj me fjalë të ashpra, duke i thënë: Ik shporru!
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2018 08:53 Europe/Tirane
  • Arikat i drejtohet Haley: Ik shporru!

Pas një deklarate të ambasadores së SHBA në OKB rreth kreut të AAP, një zyrtar i lartë i Palestinës i drejtohet asaj me fjalë të ashpra, duke i thënë: Ik shporru!

Sipas Daily Mail, Saeb Arikat, diplomat i lartë palestinezë dhe drejtues i delegacionit palestinez në negociatat me Izraelin, ka thënë: Nicky Haley, ambasadorja e SHBA në OKB duhet të mbyllë gojën dhe të kuptojë se Mahmud Abas, kryetari i AAP, nuk është problem. Nicky Haley kishte thënë se Mahmud Abasit i mungojnë aftësitë për të udhëhequr. Arikat ka shtuar: Okupimi i Izraelit dhe politikat e këtij regjimi janë problematike. Unë nuk them se ne nuk kemi bërë gabime, të gjitha shoqëritë dhe çdo shtet bëjnë gabime. Arikat ka deklaruar se Haley po përpiqet që duke përdorur këto shprehje, të largojë Abasin nga pushteti.