Vazhdon protesta e arsimtarëve në rajonin e Kurdistanit të Irakut
Arsimtarët e pakënaqur në rajonin e Kurdistanit të Irakut kanë organizuar protestë kundër zyrës përfaqësuese të Parlamentit të këtij rajoni në Sulejmanije dhe kanë kërkuar përmirësimin e kushteve jetësore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë protestë arsimtarët e pakënaqur të rajonit të Kurdistanit të Irakut kanë lexuar një deklaratë në të cilën kanë theksuar vazhdimin e gresës dhe insistimin në marrjen e rrogave të tyre. Arsimtarët e pakënaqur kanë thënë se autoritetet e rajonit të Kurdistanit të Irakut janë faktorë kryesor për gjendjen e keqe në sektorin e arsimit dhe këto autoritete nuk kanë potenciale për zgjidhjen e problemeve në këtë rajon. Në tre vitet e kaluara arsimtarët e rajonit të Kurdistanit të Irakut shumë herë kanë organizuar protesta dhe greva të ndryshme duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe marrjen e rrogave me rregull, mirëpo deri më tani këto protesta nuk kanë sjell rezultat.