Forcat jemenas sulmojnë pozicionet ushtarake të Arabisë Saudite në Xhizan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68629-forcat_jemenas_sulmojnë_pozicionet_ushtarake_të_arabisë_saudite_në_xhizan
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar pozicionet ushtarake të ushtrisë saudite në rajonet Al-Kataba, Al-Numejr dhe Al-Kamar në provincën Xhizan të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 07, 2018 10:01 Europe/Tirane
  • Forcat jemenas sulmojnë pozicionet ushtarake të Arabisë Saudite në Xhizan

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar pozicionet ushtarake të ushtrisë saudite në rajonet Al-Kataba, Al-Numejr dhe Al-Kamar në provincën Xhizan të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se si pasojë e këtyre sulmeve të kryera me artileri dhe predha nga forcat jemenase, janë vrarë disa ushtarak sauditë dhe janë plagosur disa të tjerë. Njësitë raketore të ushtrisë së Jemenit gjithashtu në provincën Xhizan të Arabisë Saudite kanë shkatërruar disa automjete ushtarake të ushtrisë saudite. Forcat jemenase kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë saudite edhe në korridorin malor Alib në provincën Naxhran të Arabisë Saudite dhe u kanë shkaktuar dëme të mëdha atyre.