Egjipti hap përkohësisht korridorin Rafah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68739-egjipti_hap_përkohësisht_korridorin_rafah
Autoritetet egjiptiane pas disa muajsh përkohësisht kanë hapur korridorin kufitar Rafah për mijëra palestinezë të Rripit të Gazës të cilit presin të kalojnë nëpër këtë korridor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2018 07:35 Europe/Tirane
  • Egjipti hap përkohësisht korridorin Rafah

Autoritetet egjiptiane pas disa muajsh përkohësisht kanë hapur korridorin kufitar Rafah për mijëra palestinezë të Rripit të Gazës të cilit presin të kalojnë nëpër këtë korridor.

Rripi i Gazës ka shtatë korridore që mundësojnë lidhjen e këtij rajoni me botën e jashtme. Gjashtë prej këtyre korridoreve kufitare janë nën kontroll të plotë të regjimit sionist dhe një korridor ndodhet mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit dhe autoritetet egjiptiane pas koordinimit me regjimin sionist, hapin përkohësisht atë për popullin palestinez. Regjimi sionist për gati 11 vjet ka mbyllur të gjitha korridoret kufitare me Rripin e Gazës duke vendosur një bllokadë të hekurt ndaj këtij rajoni dhe duke krijuar probleme të mëdha për banorët e këtij rajoni. Kanali televiziv Al Alam të premten njoftoi se Mo’tez Dalul, zëdhënësi i korridorit Rafah ka deklaruar se pala egjiptiane ka deklaruar për palën palestineze se ky korridor do të qëndrojë hapur për 3 ditë. Kjo është kohën kur për herë të fundit ky korridor është hapur në dhjetor të vitit 2017. Gjatë vitit të kaluar ky korridor ka qëndruar hapur vetëm për 35 ditë ndërkohë që 35 mijë persona kishin shkruar emrin për të kaluar këtë korridor kufitar.