Ushtria e Egjiptit kryen operacione kundër grupeve të armatosura në Sinai
Ushtria e Egjiptit ka njoftuar për kryerjen e disa operacioneve ushtarake kundër terroristëve në rajonin Sinai.
Kanali televiziv Al-Nil njoftoi se ushtria e Egjiptit ka thënë se këto operacione ushtarake janë kryer në rajonin Sinai me urdhrin e Abdulfetah Al-Sisi, presidentit të Egjiptit, ndërsa ka kërkuar bashkëpunimin e popullit egjiptianë për t’i shkatërruar terroristët. Ushtria e Egjiptit në deklaratën e saj ka shtuar se forcat e policisë dhe të ushtrisë janë futur në gjendje gatishmërie për kryerjen e këtyre operacioneve. Vlen të theksohet se që nga grusht shteti ushtarak që u drejtuar nga Abdulfetah Al-Sisi në janar të vitit 2013, Egjipti u shndërrua në arenë të pasigurisë dhe dhunës. Grupet radikale dhe terroriste rajonin Sinai e kanë shndërruar në qendër të aktivitetit të tyre dhe humbjet më të mëdha të ushtrisë dhe policisë egjiptiane kanë ndodhur në këtë rajon.