Unifikimi i partive politike libaneze për përballje me agresionin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68753-unifikimi_i_partive_politike_libaneze_për_përballje_me_agresionin_sionist
Kryeministri libanez ka theksuar: Rrymat dhe partitë e Libanit janë bashkuar për t'u përballur me regjimin sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2018 12:25 Europe/Tirane
  • Unifikimi i partive politike libaneze për përballje me agresionin sionist

Kryeministri libanez ka theksuar: Rrymat dhe partitë e Libanit janë bashkuar për t'u përballur me regjimin sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, kryeministri libanez Saed Hariri, të premten në parlamentin libanez përveçse ka dënuar pretendimet e ministrit të luftës të regjimit sionist për bllokimin e bllokut nëntë të naftës, ka thënë: Grupet politike kanë lënë anash të gjitha mosmarrëveshjet për t’u përballur me regjimin sionist. Ministri sionist i luftës Avigdor Lieberman pretendoi se blloku 9 i naftës dhe i gazit i Libanit i përket këtij regjimi.