Burgoset shkrimtari saudit për shkak të kritikave ndaj korrupsionit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68763-burgoset_shkrimtari_saudit_për_shkak_të_kritikave_ndaj_korrupsionit
Gjykata penale saudite dënoi shkrimtarin dhe gazetarin saudit Saleh Al Shejh me pesë vjet burg për kritikimin e korrupsionit në gjykatat saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2018 12:46 Europe/Tirane
  • Burgoset shkrimtari saudit për shkak të kritikave ndaj korrupsionit

Gjykata penale saudite dënoi shkrimtarin dhe gazetarin saudit Saleh Al Shejh me pesë vjet burg për kritikimin e korrupsionit në gjykatat saudite.

Saleh Al Shejhi, shkrimtar saudit ka qenë i punësuar në gazetën Vatan të Arabisë Saudite, i cili më 8 dhjetor 2017 ka shkruar një shkrim kundër korrupsionit në këtë vend. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gjykata penale saudite dënoi Shejhin me 5 vite burgim. Duhet theksuar se kohëve të fundit në Arabinë Saudite janë burgosur një numër  i madh i aktivistëve të të drejtave të njeriut, të cilët kanë shprehur haptas kundërshtimet e tyre ndaj regjimit Al Saud.