Omani pret raundin e ri të bisedimeve të Jemenit
I dërguari i OKB në çështjet e Jemenit, në prag të përfundimit të mandatit të tij (në fund të shkurtit), tha se pasuesi i tij po përgatit një raund të ri bisedimesh paqësore në Oman.
Ismail Veled Shejh Ahmed të premten ka thënë: Raundi i ri i negociatave të Jemenit do të organizohet në Oman me takimin e përfaqësuesit të ri dhe grupin Ansarullah dhe Partinë Kongresi Kombëtar (partia e Ali Abdullah Saleh, ish presidentit të dorëhequr të Jemenit). Duke iu referuar situatës alarmante në Jemen, ai shtoi: "Situata humanitare në Jemen është e tmerrshme dhe populli i këtij vendi vuan nga krizat humanitare, kështu që numri i personave që vuajnë nga kolera dhe rreziqet nga sëmundjet e shumta dhe kequshqyerja kanë dëmtuar jetën e qytetarëve, veçanërisht fëmijëve jemenas.