Vazhdon qëndrimi i detyrueshëm i Isa Kasem në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68797-vazhdon_qëndrimi_i_detyrueshëm_i_isa_kasem_në_bahrejn
Koalicioni i rinisë revolucionare 14 shkurti në Bahrejn, përmes një mesazhi ka njoftuar për vazhdimin e qëndrimit të detyrueshëm të Shejh Isa Kasem, klerikut të shquar shiit në Bahrejn dhe për vazhdimin e krimeve të regjimit Al Khalifa.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 10, 2018 08:15 Europe/Tirane
  • Vazhdon qëndrimi i detyrueshëm i Isa Kasem në Bahrejn

Koalicioni i rinisë revolucionare 14 shkurti në Bahrejn, përmes një mesazhi ka njoftuar për vazhdimin e qëndrimit të detyrueshëm të Shejh Isa Kasem, klerikut të shquar shiit në Bahrejn dhe për vazhdimin e krimeve të regjimit Al Khalifa.

Gjykata e apelit në Bahrejn ka ditë më parë ka konfirmuar dënimin me burg prej 1 vit e gjysmë për Shejh Isa Kasem dhe për heqjen e shtetësisë bahrejnase. Ky veprim i Al Khalifa kundër Isa Kasem është ndërmarrë derisa organizatat e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga ky regjim që kleriku shiit bahrejnas të trajtohen në kushte normale pa ndonjë presion. Shejh Isa Kasem i cili i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, para dy muajsh u rikthye detyrimisht në burg. Regjimi Al Khalifa pas heqjes së shtetësisë dhe dënimit të Isa Kasem, nga qershori i vitit 2016 ka bllokuar qëndrimin e tij në rajonin Al Duran. Nga ana tjetër, Maher Al Ghobaz, i cili është dënuar me vdekje për disa vjet, po i nënshtrohet torturës në burgjet e Al Khalifa.