Brigadat Izodin Kasam vendosen në gjendje gatishmërie
Brigadat Izodin Kasam që përbëjnë degën ushtarake të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), ka njoftuar gatishmërinë e plotë të forcave të saj në Rripin e Gazës.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se brigadat Izudin Kasam të shtunën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka thënë se qëllimi i kryesor i forcave të tyre është mbështetja e popullit të Palestinës dhe gatishmëria për tu përballur me çfarëdo agresioni të mundshëm të ushtrisë së regjimit sionist. Ndërkohë forcat kundërajrore të Sirisë të shtunën në përgjigje ndaj sulmeve të regjimit sionist kundër disa rajoneve të këtij vendi, kanë rrëzuar një avionë luftarakë F-16 të regjimit sionist. Pas rrëzimit të këtij avioni luftarak, regjimi sionist ka rifilluar sulmet e veta kundër Sirisë, mirëpo forcat kundërajrore të Sirisë i janë kundërpërgjigjur edhe këtyre sulmeve.