Oun: Nëse jetësohen kërcënimet izraelite, do të ndodhin luftëra të reja
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68953-oun_nëse_jetësohen_kërcënimet_izraelite_do_të_ndodhin_luftëra_të_reja
Presidenti i Libanit, duke vënë në dukje se deri tani kërcënimet e regjimit sionist kanë mbetur të pajetësuara, tha se nëse kërcënimet izraelite do të zbatohen, do të bëhen luftëra të reja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2018 10:50 Europe/Tirane
  • Oun: Nëse jetësohen kërcënimet izraelite, do të ndodhin luftëra të reja

Presidenti i Libanit, duke vënë në dukje se deri tani kërcënimet e regjimit sionist kanë mbetur të pajetësuara, tha se nëse kërcënimet izraelite do të zbatohen, do të bëhen luftëra të reja.

Presidenti i Libanit Mishel Oun njoftoi se Libani do të mbrojë territorin e tij nëse shkelet nga regjimi sionist apo nëse preken burimet e tij të naftës, transmeton kanali televiziv  Al-Nashra. Deri më tani, nuk ka pasur agresion dhe ka pasur vetëm subjekt fjalësh. Ai shtoi se kërcënimi verbal i Izraelit nuk ka rëndësi për ne, por nëse zbatohet, do të ketë luftëra të reja. Nuk ka gjasa që Izraeli të kryejë kërcënimet e veta. Izraeli nuk mund të ndërtojë një mur në kufijtë tanë. Ai ka shtuar: Që nga fillimi i ekzistimit të tij, Izraeli ka kërcënuar të gjitha vendet përreth dhe është përshkruar si një regjim racist dhe zgjidhjet që po prezantohen tani janë krijimi i letrës dhe paqja me shtetet arabe, sepse paqja me tanke, aeroplanë luftarakë dhe artileri nuk do të realizohet. Presidenti libanez tha se ligji i ri zgjedhor libanez do të lejojë të gjithë, si shumicën po ashtu edhe pakicën të kenë përfaqësues në parlament dhe do të bazohet në vullnetin e popullit libanez. Ky ligj do të çojë në konsolidimin e drejtësisë. Nuk do të ketë dominim në zgjedhjet e ardhshme dhe ne do të kemi një parlament të balancuar me nivelin më të lartë të përfaqësimit që përfaqëson diversitetin në Liban. Ka një vullnet të qartë për ruajtjen e stabilitetit në Liban. Askush nuk mund t'i ndalë zgjedhjet, shtoi më tutje presidenti libanez Mishel Oun.