Michael Aun e pret me ftohtësi Rex Tillerson në pallatin presidencial
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69179-michael_aun_e_pret_me_ftohtësi_rex_tillerson_në_pallatin_presidencial
Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson të enjten (sot) arriti në Bejrut për tu takuar me presidentin e Libanit, por u detyrua të presë në pallatin presidencial libanez.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 15, 2018 19:38 Europe/Tirane
  • Michael Aun e pret me ftohtësi Rex Tillerson në pallatin presidencial

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson të enjten (sot) arriti në Bejrut për tu takuar me presidentin e Libanit, por u detyrua të presë në pallatin presidencial libanez.

Kanali televiziv Russia Al-Jeum njoftoi se kanalet televizive kanë transmetuar pamje në të cilat Rex Tiller, sekretari amerikan i shtetit, shihet duke pritur në një dhomë në pallatin presidencial të Libanit duke e pritur Michael Aun, presidentin libanez, ndërsa në fund u paraqit Xhibran Basil, homologu i tij libanez dhe i zgjati dorën atij. Gjithashtu, gazetari i agjencisë së lajmeve Reuters ka thënë se kur makina që transportonte Rex Tillerson ka hyrë në oborrin e pallatit presidencial të Libanit, Xhibran Basil nuk ka dalë në pritje të tij. Megjithëkëtë presidenca e Libanit e ka mohuar këtë lajm dhe zëdhënësi i presidencës së Libanit ka thënë se Tillerson ka arritur disa minuta para kohë së caktuar.