Vriten 5 ushtarakë sauditë në Xhizan
Snajperistët jemenas kanë vrarë të paktën 5 ushtarakë sauditë në provincën Xhizan të Arabisë Saudite.
Lajmi bëhet i ditut nga agjencia Al Alam e lajmeve sipas të cilët snapjeristët jemenas kanë sulmuar fshatin Kamar në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Ndërsa ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar arajonin Tale Rexhale në provincën Nexhran po në jug të Arabisë Saudite. Deri tani vetëm mediat saudite kanë pohuar vrasjen dhe plagosjen e ushtarakëve sauditë në zonat kufitare me Jemenin. Vlen të theksohet se prej vitit 2015, Arabia Suadite ka nisur agresionin e saj ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit në pushtet të Abdarabuh Mansur Hadi, ish presidenti i vetëdorëhequr i Jemenit. Ky sulm ka vrarë dhe plaogsur me mijëra civilë të pafajshëm jemenas, ka shpërngulur me miliona të tjera dhe ka dëmtuar tejmase infrastrukturën e vendit.