Vriten disa mercenarë sauditë në Naxhran
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit sulmuan bazat e mercenarëve sauditë në kodrën al Kiade në provincën Naxhran, në jug të Arabisë Saudite.
Një burim ushtarak jemenas tha se një numër i mercenarëve sauditë u vranë ose u plagosën në një sulm të së enjtes të forcave të Jemenit kundër bazave ushtarake saudite në kodrën al-Kiade. Artileria e ushtrisë dhe komitetet popullore të Jemenit gjithashtu kanë bombarduar bazat e mercenarëve sauditë në kodrën al-Ramelia afër pikëkalimit kufitar al-Khudra në provincën jugore saudite Naxhran. Ndërkohë, ushtria jemenase dhe komitetet popullore të Jemenit kanë bombarduar me predha artilerie qendrat e tubimit të mercenarëve sauditë në rajonet Takba Al-Matar dhe Al-Zagan, në qytetin Servah në provincën Ma'rib në qendër të Jemenit duke u shkaktuar humbje të shumta forcave agresore saudite.