Ushtria turke sulmon një fshat në qytetin Afrin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69267-ushtria_turke_sulmon_një_fshat_në_qytetin_afrin
Ushtria turke ndaj një fshati në qytetin Afrin ka përdorur gaz helmues dhe kjo ka shkaktuar dëme në sistemin e frymëmarrjes për shumë banorë të këtij fshati.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2018 05:05 Europe/Tirane
  • Ushtria turke sulmon një fshat në qytetin Afrin

Ushtria turke ndaj një fshati në qytetin Afrin ka përdorur gaz helmues dhe kjo ka shkaktuar dëme në sistemin e frymëmarrjes për shumë banorë të këtij fshati.

Sipas agjencisë Sana të lajmeve, ushtria turke sulmin me gaz helmues e ka kryer kundër fshatit Mazina pjesë e rajonit Sheik Xhadid në qytetin Afrin. Drejtues të spitalit të kësaj zone thonë se të paktën 6 persona janë helmuar nga gazi i përdorur nga ushtria turke prej të cilëve 2 janë në gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Ndërkohë thuhet se ushtria turke ka dërguar pajisje të reja ushtarake në provincën Hatai të cilat pritet të dërgohen për ushtarët në Siri.