Vrasja e shtatë terroristëve të tjerë në Sinain egjiptian
Shkurt 17, 2018 08:06 Europe/Tirane
Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane tha se edhe 7 terroristë të tjerë janë vrarë në operacionet ushtarake në Sinai.
Sipas zëdhënësit të ushtrisë egjiptiane Tamer Al Rahai, 40 persona u arrestuan në ditën e nëntë të operacioneve ushtarake në Sinai, përveç vdekjes së shtatë terroristëve të tjerë. Forcat e sigurisë egjiptiane shkatërruan tetë pozicione terroriste në operacionin Sinai. Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane ka thënë se 63 terroristë janë vrarë që nga fillimi i operacioneve ushtarake në Sinai dhe 1,317 të tjerë arrestuar.
Tags