Ushtria siriane ndal ofensivën e terroristëve në kufi me Libanin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69339-ushtria_siriane_ndal_ofensivën_e_terroristëve_në_kufi_me_libanin
Ushtria siriane ka penguar një përpjekje nga një "grup terrorist" për të depërtuar nga Libani fqinj në zonën Talkalakh të provincës qendrore Homs, duke vrarë një anëtar të grupit terrorist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2018 16:38 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane ndal ofensivën e terroristëve në kufi me Libanin

Ushtria siriane ka penguar një përpjekje nga një "grup terrorist" për të depërtuar nga Libani fqinj në zonën Talkalakh të provincës qendrore Homs, duke vrarë një anëtar të grupit terrorist.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA njoftoi të shtunën se rojet kufitare siriane u përleshën me një grup terrorist pranë fshatit Marbo në perëndim të rajonit Talkalakh, ndërsa terroristët po përpiqeshin të hynin në Siri përmes një kalimi jozyrtar të kufirit nga territori libanez . "Përleshjet përfunduan me vrasjen e një anëtari të grupit terrorist dhe pjesa tjetër u larguan drejt territorit libanez", raportoi SANA. Libani ka vuajtur nga përhapja e militantëve në Siri. Sipas ministrit të brendshëm të Libanit, Nohad Machnuk, rreth 400 anëtarë të grupit terrorist ISIS janë fshehur në zonat në anën libaneze të kufirit, ndërsa qindra të tjerë janë në anën siriane. Regjimi i Tel Avivit, herë pas here, ka siguruar militantët që luftojnë kundër qeverisë së Damaskut me mbështetje materiale dhe trajtim mjekësor. Regjimi sionist gjithashtu kryen sulme të rregullta në objektivat sirianë në mbështetje të militantëve.