Rrëzohet një dron sauditë në provincën Sa'de të Jemenit
Shkurt 18, 2018 10:28 Europe/Tirane
Mbrojtja kundërajrore e ushtrisë së Jemenit ka rrëzuar një dron të Arabisë Saudite në provincën Sa'de të Jemenit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat e mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit sot (të dielën) kanë goditur dhe rrëzuar një dron të Arabisë Saudite mbi qiellin e rajonit Al-Bok'a në provincën Sa'de në veri të Jemenit. Edhe më parë mbrojtja kundërajrore e ushtrisë dhe komiteteve të rezistencës popullore më 25 janar ka rrëzuar një dron spiunazh të Arabisë Saudite në provincën Mearib të Jemenit. Forcat jemenase gjithashtu më 30 dhjetor të vitit 2018, kanë rrëzuar një dron tjetër saudit në qytetin Harad në provincën Haxhe.
Tags