Vriten 12 ushtarë emiratas dhe 8 ushtarë sauditë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69409-vriten_12_ushtarë_emiratas_dhe_8_ushtarë_sauditë_në_jemen
Të paktën dymbëdhjetë ushtarë nga Ushtria e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dhjetëra militantë të mbështetur nga sauditët besnikë ndaj presidentit të dorëhequr të Jemenit, Mansur Hadi, janë vrarë gjatë një ofensive në një bazë ushtarake në provincën jugperëndimore të Jemenit,  Taiz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2018 17:26 Europe/Tirane
  • Vriten 12 ushtarë emiratas dhe 8 ushtarë sauditë në Jemen

Të paktën dymbëdhjetë ushtarë nga Ushtria e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dhjetëra militantë të mbështetur nga sauditët besnikë ndaj presidentit të dorëhequr të Jemenit, Mansur Hadi, janë vrarë gjatë një ofensive në një bazë ushtarake në provincën jugperëndimore të Jemenit,  Taiz.

Një burim ushtarak jemenas, duke ruajtur anonimitetin, i tha rrjetit televiziv al-Masirah se ushtarët e Emirateve dhe aleatët e tyre të dielën në mbrëmje kryen një sulm në rajonin Mauza, që ndodhet 346 kilometra në jug të kryeqytetit Sana'a  , por u zmbrapsën nga forcat jemenase dhe pësuan humbje të rënda në radhët e tyre. Ky burim shtoi se katër automjete të blinduara që u përkisnin luftëtarëve të Emirateve dhe katër automjete të mercenarëve sauditë u shkatërruan gjithashtu në këto luftime. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe identifikoi një nga ushtarët e vrarë të Emirateve si rreshteri Ali Khalifah Hashal al-Mesmari. Ndërkohë, forcat e ushtrisë jemenase, të mbështetura nga luftëtarë të Komiteteve Popullore, kanë vrarë tetë ushtarë sauditë në rajonin kufitar jugperëndimor të Xhizanit, në shenjë hakmarrje për agresionin ushtarak të regjimit të Riadit kundër vendit më të varfër arab.