Protesta të emigrantëve afrikanë në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69673-protesta_të_emigrantëve_afrikanë_në_izrael
Emigrantët afrikanë në shenjë proteste ndaj arrestimit të disa emigrantëve nga ana e regjimit sionist janë ngritur në protesta në Tel Aviv. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2018 05:37 Europe/Tirane
  • Protesta të emigrantëve afrikanë në Izrael

Emigrantët afrikanë në shenjë proteste ndaj arrestimit të disa emigrantëve nga ana e regjimit sionist janë ngritur në protesta në Tel Aviv. 

Pjesëmarrësit në këto protesta që u organizuan dje dënuan arrestimin e emigrantëve afrikanë dhe deportimin e tyre nga ana e autoriteteve të regjimit sionist. Regjimi sionist i cili duke pushtuar Palestinën nuk ka më shumë se 60 vjet që është krijuar me ardhjen e emigrantëve, tani po ndjek një politikë të ashpër për dëbimin e emigrantëve afrikanë. Vetëm në muajin e kaluar, regjimi sionist ka dëbuar rreth 38 mijë emigrantë nga Eritreja dhe Sudani. Ai u ka propozuar këtyre emigrantëve që kundrejt marrjes së 3500 dollarëve dhe një bilete falas të shkojnë në një vend tjetër në Afrike, ose në të kundërt do të burgosen. Gazeta amerikane Nju Jork Times shkruan se politika e re e regjimit sionist ndaj emigrantëve ka ngjallur mjaft kritika në Izrael. Kritikë të politikave të reja të regjimit sionist rreth dëbimit të emigrantëve afrikanë thonë se Izraeli është krijuar nëpërmjet emigrantëve dhe regjimi sionist është i detyruar tu japë trajtim të mirë emigrantëve. Këta kritikë gjithashtu i kanë kërkuar Beniamin Netanjahut të heqë dorë nga dëbimi i emigrantëve afrikanë. Emigrantët afrikanë kryesisht nga Eritreja janë futur në Izrael prej vitit 2013.