Ibrahim Xhaafari: Iraku nuk ka nevojë për baza të huaja ushtarake
(last modified Sun, 25 Feb 2018 08:38:21 GMT )
Shkurt 25, 2018 09:38 Europe/Tirane
  • Ibrahim Xhaafari: Iraku nuk ka nevojë për baza të huaja ushtarake

Ministri i Jashtëm i Irakut, tha se qeveria irakiane në mënyrë të përsëritur ka deklaruar qartë se nuk ka nevojë për trupat dhe bazat ushtarake të vendeve të tjera në Irak.

Sipas IRNA-s, Ibrahim Xhaafari, deklaroi: "Qeveria e Irakut është e shqetësuar për çdo konflikt që kontribuon në praninë e elementëve të huaj në këtë vend. Ai deklaroi se lufta e irakut kundër ISIS është në interes të të gjitha vendeve të botës në luftën kundër terrorizmit, dhe shtoi: "Në këtë aspekt, vendet e ndryshme të botës kanë për detyrë t’i qëndrojnë pranë Irakut dhe të tregojnë respektin e tyre për popullin irakian duke marrë pjesë në rindërtimin e Irakut. Ibrahim Xhaafari, mbi lëvizjet e grupeve terroriste përgjatë kufijve të përbashkët Iran, Turqi dhe Irak, tha: "Iraku bazohet në një politikë fqinjësore të mirë. Ai shtoi se veprimet e disa vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, në rritjen e tensioneve në rajon, duke përfshirë edhe krizën në Jemen, është e gabuar dhe e pajustifikueshme dhe fati i Jemenit duhet t'i lihet vetë popullit jemenas.

Tags