Saad Hariri në siklet për çmimin e bukës
Përgjigjja e gabuar e kryeministrit libanez mbi çmimin e bukës në Liban, i ka krijuar atij mjaft probleme sidomos në rrjetet sociale.
Saad Hariri, kryeministër i Libanit në një intervistë televizive në prani të disa nxënësve u është përgjigjur pyetjeve të tyre. Një nga nxënësit ka pyetur kryeministrin se sa është çmimi i një buke. Në përgjigje kryeministri me dyshim ka thënë: 500 lira. Mirëpo nxënësi i është përgjigjur menjëherë: Jo, është 1500 lira, afërsisht 1 dollar. Përgjigja e gabuar e kryeministrit Hariri ngjalli mjaft reagime në mediat sociale dhe shumë kritika. Një prej kritikëve të kryeministrit libanez ka shkruar; Z. Kryeministër nuk e dini se sa është çmimi i bukës në vendin tënd, kjo mjafton për tu distancuar nga populli yt. Një tjetër përdorues i internetit thotë: Pse habiteni? Sheik Saad nuk e di çmimin e bukës edhe unë nuk e di çmimin e një avioni privat. Një tjetër përdorues i internatit shkruan: Nuk ka rëndësi që kryeministri nuk e di çmimin e bukës apo nivelin e papunësisë dhe çmimin e banesave, e rëndësishme është veshja dhe stili i tij dhe fotot selfie. Në një pjesë tjetër të këtij programi, kryeministri Hariri tha se dorëheqja e tij 4 muaj më parë krijoi një tronditje pozitive dhe tha: Zgjodha Arabinë Saudite për të shpallur dorëheqjen që gjendja të bëhej më dramatike. Dhashë dorëheqjen se shihja një kërcënim dhe rrezik të madh për Libanin. Kisha për qëllim të krijoja një tronditje pozitive dhe pas dorëheqjes u krijua një unitet për të cilin kishim nevojë. 4 muaj më parë gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Saad Hariri dhe dorëheqje. Ai më pas u kthye në Liban dhe tërhoqi dorëheqjen e tij dhe ka thënë: Ajo çka ka ndodhur në Arabinë Saudite e mbaj për vete.