Kasemi: Britania e Madhe mbron agresorët në Jemen
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII ka thënë: Qeveria britanike përkundër thirrjeve për dhënien fund të luftës në Jemen, ajo po mbështet mekanizmat ndërkombëtarë për të mbrojtur agresorin.
Behram Kasemi, zëdhënës i MPJI, të hënën në një konferencë me gazetarë vendorë dhe të huaj, në përgjigje të pyetjes së gazetarit të IRIB në lidhje me pikëpamjet e ambasadorit të Iranit në Angli mbi idenë e njëjtë të Teheranit dhe Londrës në dhënien fund të luftës në Jemen, ka thënë: Në udhëtimin e Sejed Abas Erakchi, zv/ministër i jashtëm i RII në Angli, janë diskutuar tema të ndryshëm përfshirë edhe situatën në Jemen. "Pavarësisht nga të gjitha ato që thonë për zgjidhje paqësore për krizën në Jemen, Londra përdor ligjet ndërkombëtare për të mbrojtur pushtuesit", tha Kasemi, duke shtuar se zhvillimet në rajon janë të shpejta. Lidhur me rezolutën e propozuar nga Mbretëria e Bashkuar e cila do të votohet në KS të OKB-së, ai tha: "Ne duhet të presim deri pasdite, atëherë, ne do të mund të jemi në gjendje të flasim për këtë". Britania e Madhe së bashku me Francën dhe SHBA-të kanë përgatitur një projekt-rezolutë kundër Iranit e cila dënon Teheranin për dërgimin e dyshuar të armëve në Jemen. Drafti do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën pasdite në Nju Jork. Ai gjithashtu përsëriti se Irani nuk dërgon armë në Jemen dhe pretendime të tilla të bëra nga SHBA janë lojëra "të pavlera" që kanë qenë dhe do të përsëriten shumë herë.