Sulmi miqësor vret 20 mercenarë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70007-sulmi_miqësor_vret_20_mercenarë_sauditë
Një sulm ajror miqësor nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen ka vrarë të paktën 20 mercenarë sauditë në vendin e varfër arab, thonë raportet e mediave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2018 17:03 Europe/Tirane
  • Sulmi miqësor vret 20 mercenarë sauditë

Një sulm ajror miqësor nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen ka vrarë të paktën 20 mercenarë sauditë në vendin e varfër arab, thonë raportet e mediave.

Mercenarët, duke përfshirë tre komandantë të lartë, u vranë të hënën në një sulm ajror në bazën e tyre rreth 50 kilometra në lindje të kryeqytetit jemenas Sana'a, i tha agjencisë AFP një burim ushtarak. Ky burim ushtarak i bazuar në Ma'rib tha se gjashtë mercenarë sauditë ishin vrarë në një sulm në rajonin malor të Nihm. "Një sulm i gabuar nga avionët e koalicionit vrau gjashtë trupa saudite, një oficer dhe pesë ushtarë," tha burimi në kushte anonimiteti. Ai shtoi se edhe 15 mercenarë të tjerë u plagosën në këtë sulmi. Fushata saudite kundër Jemen ka vrarë të paktën 13,600 njerëz që nga fillimi i sa ne vitin 2015j. Për më tepër, pjesa më e madhe e infrastrukturës së vendit, duke përfshirë spitalet, shkollat dhe fabrikat, është kthyer në rrënoja.