A do ta kapë mallkimi i Afrinit Erdoganin?
(last modified Tue, 27 Feb 2018 06:28:16 GMT )
Shkurt 27, 2018 07:28 Europe/Tirane
  • A do ta kapë mallkimi i Afrinit Erdoganin?

Për disa javë rajoni Afrin në veri të provincës Alepo të Sirisë që kryesisht është i banuar me kurdë, është bërë arenë e agresionit ushtarak të gjerë të ushtrisë së Turqisë nga toka dhe ajri.

Turqia ka deklaruar se qëllimi i këtij agresioni është shkatërrimi i grupit kurd PYD dhe degës ushtarake të saj në rajonin Afrin. Turqit pretendojnë se rajoni Afrin nuk ka natyrë kurde, por në këto rajon jetojnë edhe arabët dhe turkmenët, prandaj ky grup militant kurd nuk posedon kompetencë për administrimin e rajonit Afrin. Turqi gjithashtu akuzojnë kurdët e këtij rajoni se përbëjnë degën siriane të Partisë Punëtore Kurde, do të thotë PKK. Megjithëkëtë sipas agjencisë Kurd Press, PYD duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e Turqisë, gjatë muajve të kaluar ka krijuar pozicione mbrojtëse në Afrin dhe ka përgatitur atmosferën për një mbrojtje të përgjithshme përball ushtrisë së madhe të Turqisë. Çështje me rëndësi aktuale është edhe niveli i avancimit të ushtrisë së Turqisë në Afrin. Erdogani gjatë një fjalimi në një mbledhje të partisë AK, pretendoi se ushtria e Turqisë ka pushtuar 415 km të territorit të rajonit Afrin dhe ka vrarë mbi 1837 kurdë, gjë të cilën kurdët e hedhin poshtë tërësisht dhe pohojnë se ushtria turke ka avancuar më pak se 50 km. Statistikat të cilat i ka publikuar Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri, tregojnë një dallim të madh me pretendimet e presidentit të Turqisë. Mirëpo çështje plotësisht e qartë e kësaj lufte është superioriteti absolut i ushtrisë së Turqisë në ajër. Avionët luftarakë të Turqisë shumë herë kanë bombarduar pozicionet e kurdëve dhe jo pak herë edhe vendbanimit civile dhe urbane në rajonin Afrin, prandaj shumica e viktimave kurde janë rezultat i pikërisht këtyre sulmeve ajrore. Në kohën kur në bazë të disa arsyeve të cilat akoma nuk janë të qarta, Rusia ka krijuar pengesa përball sulmeve ajrore të turqve, dështimi i Turqisë në këto operacione është i qartë dhe ushtrisë e këtij vendi ka pësuar humbje të mëdha dhe avancimi i tyre akoma matet me metër dhe jo me kilometër. Siç duket, politika kryesore e Turqisë përbëhet nga sulmet ajrore dhe nga bombardimi i njësive të artilerisë së ushtrisë së Turqisë si dhe operacionet tokësore të "Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë". Plan ky që është i suksesshëm pasi që në rajonet dhe frontet kurde nuk ekziston kurrfarë njësie kundërajrore, mirëpo duke marrë parasysh luftën guerile të forcave kurde, ky planë ka qenë i pasuksesshëm në tokë. Mirëpo Turqia nuk është një vend i cili në fund nuk mund të hyjë në rajonin Afrin dhe në këto operacione të detyrohet të tërhiqet. Përveç arsyeve ushtarake dhe gjeografike, për të analizuar avancimin e ngadalshëm të ushtrisë së Turqisë, duhet të hedhim një vështrim edhe në kërkesën dhe politikën në prapaskenë të qeverisë së Erdoganit. Partia AK gjatë muajve të kaluar nga aspekti i reputacionit në opinionin publik, ndodhet në gjendjen më të rrezikshme. Kriza financiare, mungesa e një programi të ri për administrimin e vendit, aleanca me partinë fosile "Lëvizja Kombëtare" dhe agresioni ushtarak kundër kurdëve si dhe arrestimi i forcave majtiste dhe Gyleniste, të gjitha këto janë bërë shkak që të reduktohet shporta e votave të kësaj partie. Shfaqja e "Partisë së Mirë" e udhëhequr nga Maral Akshener, gjithashtu ka shtuar problemet e partisë AK. Siç duket kjo parti nuk do të arrijë ta ruajë pushtetin për vitin 2019 në Turqi. Mirëpo ashtu si gjithmonë dhe në kohën e afrimit të zgjedhjeve në Turqi, partia AK edhe njëherë ka bërë veprime për të lënduar krenarinë kombëtare të turqve. Në kuadër të kësaj politike, rajoni Afrin në Siri ishte opsioni më i mirë për të filluar. Tani sipas pohimeve edhe të opozitarëve të qeverisë së Turqisë, Erdogani deri diku ka arritur ta kthejë situatën në favor të tij dhe për shkak të operacioneve ushtarake kundër kurdëve të Sirisë, të krijuar një lloj uniteti kombëtar në këtë vend. Krijimi i koalicionit të presidentit me Partinë Lëvizja Kombëtare, praktikisht u bë shkak për shkrirjen e kësaj partie në partinë AK dhe njëkohësisht u reduktua rreziku për heqjen e kësaj partie nga Parlamenti i Turqisë. Në nivelin e brendshëm, aktualisht çdo person që kritikon punën e qeverisë, akuzohet për tradhti dhe për kundërshtim të luftës legjitime të ushtrisë dhe të rinjve turq jashtë kufijve të këtij vendi. Në fund partia AK në mënyrën më të mirë është duke përfituar politikisht nga operacionet ushtarake në rajonin Afrin dhe siç duket nuk do të jetë racionale që brenda një ose dy jave, kjo parti t'i përfundojë këto operacione sepse kjo çështje bëhet shkak që opinioni publik të harrojë gjendjen aktuale dhe si rezultat ekziston mundësia që përsëri të shtohen problemet e vendit dhe të zgjerohen kritika ndaj sunduesve të Turqisë dhe si pasojë partia AK përsëri do të ndodhet në qoshe të ringut! Prandaj, rajoni Afrin është ai që duhet të bëhet viktimë për hir të politikave të presidentit të Turqisë dhe për do ditë duhet të bombardohet me avionë luftarak të sofistikuar të ushtrisë anëtare të NATO-s. Në fund nuk duket se në një periudhë të shkurt ushtria e Turqisë do të tërhiqet nga Afrini ose me shpejtësi të përfundojë këto operacione, prandaj duhet pritur pranverën që Erdogani në fjalimin e tij të njohur me rastin e festës, përsëri të përfitojë politikisht nga rajoni Afrin. Mirëpo kjo nuk është vetëm njëra anë e monedhës së Afrinit! Erdogani mund edhe të përballet edhe me pasojat e mallkimit të Afrinit. Kurdët e Sirisë po bëjnë përpjekje që duke u afruar me qeverinë e Damaskut, të forcojnë pozitën e tyre përball agresionit ushtarak të Turqisë. Damasku gjithashtu ka mirëpritur dhe mbështetur këtë kthimi të pozicioneve të kurdëve. Zgjatja e luftës në Afrin, mund ta shndërrojë këtë rajon në një ferr të vërtetë për Erdoganin!

Tags