Ansarullah mirëpret vendimin e Rusisë në KS të OKB
Qeveria e ‘Shpëtimit Kombëtar’ të kryesuar nga lëvizja Ansarullah e Jemeni ka përshëndetur qëndrimin e Rusisë në KS të OKB e cila ka vendosur veton kundër rezolutës së propozuar nga Britania e Madhe.
Britania e Madhe ka propozuar një plan kundër Iranit dhe Jemenit në KS të OKB, i cili është refuzuar me veton e përdorur nga Rusia. Deklarata e Shpëtimit Kombëtar me qendër në Sana thekson se vendimi i Rusisë nuk ka lejuar realizimin e komploteve të imperializmit kundër sigurisë dhe qetësisë në rajon. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.