Hariri takon mbretin saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70129-hariri_takon_mbretin_saudit
Kryeministri i Libanit i cili ka udhëtuar në Arabinë Saudite, ka zhvilluar një takim me mbretin e këtij vendi dhe kjo është vizita e tij e parë në Arabinë Saudite pas aventurës së dorëheqjes së tij në nëntor të vitit 2017.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 28, 2018 10:28 Europe/Tirane
  • Hariri takon mbretin saudit

Kryeministri i Libanit i cili ka udhëtuar në Arabinë Saudite, ka zhvilluar një takim me mbretin e këtij vendi dhe kjo është vizita e tij e parë në Arabinë Saudite pas aventurës së dorëheqjes së tij në nëntor të vitit 2017.

Saed Hariri, kryeministër i Libanit i cili sot ka shkuar në Arabinë Saudite, ka zhvilluar një takim me Selman bin Abdulaziz, mbretin këtij vendi. Në këtë takim është diskutuar mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zhvillimet e fundit në Liban. Kjo është hera e parë pas aventurës së dorëheqjes së Haririt i cili me ftesë zyrtare ka udhëtuar në Arabinë Saudite dhe është takuar me autoritetet e këtij vendi. Kryeministri i Libanit në nëntor 2017 kishte zhvilluar një vizitë të paparashikuar më 4 nëntor dhe menjëherë pas kësaj vizite papritmas ofroi dorëheqje, duke kritikuar Iranin dhe Hezbullahun në Liban.