Katari i përgjigjet deklaratës së vendeve sanksionuese
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70173-katari_i_përgjigjet_deklaratës_së_vendeve_sanksionuese
Katari i është përgjigjur një deklarate të nxjerrë nga vendet sanksionuese përkatësisht Arabia Saudite,
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 01, 2018 06:06 Europe/Tirane
  • Katari i përgjigjet deklaratës së vendeve sanksionuese

Katari i është përgjigjur një deklarate të nxjerrë nga vendet sanksionuese përkatësisht Arabia Saudite,

Emiratet, Bahrejni dhe Egjipti. Vendet e lartpërmendura me anë të një deklarate kanë akuzuar Katarin se po ndez zjarrin e tensioneve mes anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të gjirit Persik. Katari duke mohuar të tilla akuza ka thënë se Katari prej këshillit për të drejtat e njeriut dhe organet e varura prej tij ka kërkuar përkushtim në shkeljet e bëra nga vendet sanksionuese dhe të marrë masat për pagimin e dëmshpërblimeve që u janë krijuar personave të caktuar nga këto shkelje. Ndërkohë Talal Nemat sekretari i përfaqësisë së Katarit në OKB ka thënë: Vendet sanksionuese nuk kanë mundur të dëshmojnë asnjë fakt dhe dëshmi mbi pretendimet e tyre për gjoja se Katari mbështet terrorizmit dhe nuk kanë arsyetuar në formë të logjikshme sanksionet e vendosura kundër Katarit. Ata kanë dështuar në përpjekjet e tyre kundër Katarit.