Saib Arikat: Izraeli gjithmonë ka ofenduar të krishterët dhe myslimanët
Sekretari i kimitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) ka thënë se Izraeli gjithmonë ka ofenduar të krishterët dhe myslimanët.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Saib Arikat, sekretari i kimitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), të mërkurën në Ramallah deklaroi se besimtarët e krishterë në Kodsin e shenjtë, nuk mund të kryejnë ritualet e tyre fetare, përveç në kohën kur të marrin leje nga autoritetet e regjimit sionist, ndërkohë që regjimi sionist duke hequr identitetin e, synon pastrimin etnik të Kodsit nga besimtarët e krishterë. Kjo është në kohën kur Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, disa orë pas kthimit nga kisha "Kiamet" në Kodsin e shenjtë, në takim me ambasadorët e disa vendeve si të Jordanisë, Rusisë dhe Turqisë, ka shqyrtuar veprimet e regjimit sionist për të pushtuar tokat e Kerimzan në rajonin Xhebel që i përkasin kishës së Bejt Lahm dhe shpërnguljen e 58 familjeve të krishtera dhe konfiskimin e tokave të të krishterëve në veri të Bregut Perëndimor. Mahmud Abas në këto takime ka dënuar veprimet e politikës pushtuese të regjimit sionist kundër kishave në Kods dhe pronave të tyre dhe deklaroi: "Konflikti aktuali i palestinezëve me Izraelin, nuk është konflikt fetar por përfshinë të gjithë palestinezët". Vlen të theksohet se pushteti i regjimit sionist së fundi ka konfiskuar disa objekte që i përkasin kishave në Kodsin e shenjtë dhe ka mbyllur edhe llogaritë bankare të kishave.